Në datat 18–21 gusht 2011, në Manastirin e hirshëm të Shën Gjergjit në Haxhidimovo të Bullgarisë, u mblodh Asambleja e pestë e përgjithshme e Federatës Rinore të të Rinjve të Ballkanit, BOYA (Balkan Orthodox Youth Association) me temë: “Dimensioni shpirtëror i krizës morale dhe financiare.
Në të morën pjesë përfaqësues nga Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.
Gjatë zhvillimit të punimeve 3 ditore u zgjodh bordi i ri i perbërë nga anëtarë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse që do të drejtojë aktivitetet per katër vitet në vazhdim.
Presidencën e radhës për katër vitet në vazhdim e mori Rumania nën drejtimin e të riut Catalin Todea.

Sekretari i përgjithshëm u zgjodh i riu Vasilis Petrolekas nga Athina i cili zëvendësoi paraardhësin e tij, z. Jani Zervos që për 20 vjet me radhë kontribuoi në mënyrë të vazhdueshme për mbarëvajtjen e të gjitha programeve të BOYA-s.
Kisha jonë u përfaqësua nga koordinatori i Zyrës Qendrore Rinore z. Joan Meni, i cili u zgjodh me anë të votimit të përgjithshëm te jete pjese e bordit drejtues njëkohësisht edhe një nga 3 Zv.presidentët e Federatës.
Federata Rinore e të Rinjve të Ballkanit funksionon dhe i zhvillon aktivitetet e saj me bekimin e Patriarkanës Ekumenike si dhe të kishave të tjera orthodhokse të Ballkanit që prej vitit 1993.
Qëllimi kryesor i këtij organizmi është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të të rinjve orthodhoksë si dhe inkurajimi i bashkëpunimit mes kishave motra të Ballkanit, nëpërmjet lëvizjeve rinore, duke u bazuar në besimin orthodhoks dhe në traditën e saj.
| < Para | Tjetri > |
|---|





